Gazetari nga Kosova nderohet me një çmim tjetër prestigjioz në Suedi
G

Gazetari nga Kosova nderohet me një çmim tjetër prestigjioz në Suedi

Gazetari me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Suedi, Diamant Salihu, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz atje.

Programi i Televizionit të Suedisë “Uppdrag Granskning”, në një konkurrencë tejet të fortë, ka nderuar gazetarin Salihu së bashku me Kalle Segerbäck, Ola Christoffersson dhe Axel Gordh Humlesjö, me çmimin prestigjioz “Novatorët e vitit”.

Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Suedi, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Urime e suksese pa fund Diamant Salihu! Jemi krenarë për punën tuaj “, thuhet në postimin e ambasadës.

Në vitin 2021, Salihu ishte shpërblyer me çmim në kategorinë ‘Zëri i Vitit 2021″.

Salihu aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.

TË FUNDIT