Gazetarja e Klan Kosovës largohet me forcë nga një burrë gjatë raportimit live për vrasjen e mbrëmshme (VIDEO)
G

Gazetarja e Klan Kosovës largohet me forcë nga një burrë gjatë raportimit live për vrasjen e mbrëmshme (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj është kapur për krahu dhe u largua me forcë nga një burrë gjatë transmetimit live nga vendi ku ndodhi vrasja mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Kur moderatori i lajmeve në Klan Kosova, Enis Reçica njoftoi se gazetarja është në terren, dhe pret që e njëjta të raportojë sot për rastin e mbrëmshëm, ajo pengohet.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Kujtojmë se mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj.

Klan Kosova ka zbuluar se të dy kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, por në hyrje të ndara. Poashtu sot, prokuroria konfirmoi për klankosova.tv, se rasti dyshohet se ka ndodhur për probleme familjare.

Viktima varroset sot, ndërkohë e dyshuara është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT