Gjatë 2023-ës u vranë katër gra dhe tre burra thonë të dhënat nga policia
G

Gjatë 2023-ës u vranë katër gra dhe tre burra thonë të dhënat nga policia

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, barazi gjinore kanë kërkuar prej shoqërisë civile deri te krerët e shtetit.

Në të shumtën e rasteve, gratë vazhdojnë që të jenë viktima kryesore e dhunës në familje.

Në të dhënat e siguruara nga Policia e Kosovës, në vitin 2023 janë raportuar 2 mijë e 717 raste të dhunës në familje, ku 2 mijë e 120 raste, viktima ishin gratë, ndërsa, në 597 raste viktima të dhunës në familje ishin burra, njofton KlanKosova.tv.

Po ashtu, numri më i lartë i viktimave të vrara si pasojë e dhunës në familje i përkasin gjinisë femërore, ku gjatë vitit 2023 janë vrarë katër gra, kundrejt tre burrave.

Vrasja më e rëndë që ka ndodhur vitin e kaluar është ajo e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë nga një person i porositur nga ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Për vitin 2024 Policia e Kosovës nuk ka dërguar të dhëna se si qëndron gjendja.

TË FUNDIT