Gjendet e vdekur një grua në Mitrovicë, në afërsi të shtëpisë së saj
G

Gjendet e vdekur një grua në Mitrovicë, në afërsi të shtëpisë së saj

Një grua është gjetur e vdekur në Mitrovicë në afërsi të shtëpisë së saj. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës derisa ka bërë më dije se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete, viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /AutoPortali/

TË FUNDIT