Gjermanët vendosën: Kamerat që monitorojnë përdorimin e celularit gjatë vozitjes po vijnë në rrugë!
G

Gjermanët vendosën: Kamerat që monitorojnë përdorimin e celularit gjatë vozitjes po vijnë në rrugë!

Gjermania po i afrohet fillimit të përdorimit të kamerave për të zbuluar përdorimin e celularit gjatë vozitjes. Këto sisteme janë tashmë aktive në Holandë, dhe që nga viti 2022 ato janë testuar në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz.

Faza pilot zgjati 90 ditë dhe me një kamerë janë regjistruar 1250 shkelje. Pra, kamera është gjithmonë në një pozicion të ngritur nga i cili regjistron kabinën e automjetit dhe mund të regjistrojë një shofer duke përdorur një celular gjatë vozitjes.

Tani, siç raporton ADAC, janë plotësuar kërkesat ligjore për përdorimin e teknologjisë në atë krahinë dhe është bërë e ditur se kamerat do të jenë në rrugë.

Nuk dihet ende numri i saktë i kamerave, por është e sigurt që do të jenë të paktën pesë. Kjo do të jetë një udhërrëfyes për shtetet e tjera federale gjermane për të filluar një praktikë të ngjashme.

TË FUNDIT