Gjest fantastik i futbollistit të Arsenalit
G

Gjest fantastik i futbollistit të Arsenalit

Futbollistët myslimanë të Arsenalit tani e kanë vendin e tyre për t’u lutur në stadiumin “Emirates”.

Me iniciativën e Mohamed Elneny, futbollistit egjiptian të skuadrës londineze, drejtuesit e klubit vendosën të ndërtojnë këtë dhomë për të zgjidhur një problem të lojtarëve, sidomos në muajin e Ramazanit.

“Jam shumë krenar që kam hapur dhomën e lutjes së lojtarëve tanë në ‘Emirates’. Të kesh këtë hapësirë për reflektim dhe lutje do të ndryshojë jetën e lojtarëve të ardhshëm të Arsenalit. Unë jam vërtet mirënjohës për stafin dhe të gjithë klubin për realizimin e kësaj ideje”, u shpreh Elneny.

TË FUNDIT