Gjobiten me nga 200 euro dy persona, vozitën nën ndikim të alkoolit
G

Gjobiten me nga 200 euro dy persona, vozitën nën ndikim të alkoolit

Dy persona janë gjobitur nga Policia e Gjilanit pasi të njëjtit kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Gjilanit iu ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, nga 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.

“Secilit nga këta kundërvajtës veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, nga dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh”.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan në dy raste të ndara kanë ndalur për kontroll dy automjete. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësit e këtyre automjeteve mund të jenë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se njëri vozitës ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.58 promilë dhe vozitësi tjetër ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.65 promilë”, thuhet në njoftimin e zyrës së informimit të Gjilanit./Insajderi/

TË FUNDIT