Pas zjarrit që ka kapluar Prevallën, sot aty ka ndodhur një rast më i rëndë.
Vetëtima ka goditur pesë persona në vendin ku ishin strehuar pasi kishte filluar shiu.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në ora 12:14 minuta është raportuar se pesë persona janë goditur nga vetëtima, një femër është në gjendje më të rëndë, ndërsa katër të tjerë në gjendje më të lehtë”.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Prevallës.
Në pamjet e siguruara nga gazetarët tanë, shihet se FSK menjëherë iu ka ofruar ndihmë./AutoPortali/




