“Gogi” konfirmon pjesëmarrjen në Drag Race 3

“Gogi” konfirmon pjesëmarrjen në Drag Race 3

Skender Potera rikthehet sërish në aksion. Pas një pauze të shkurtë, “Gogi” do të jetë pjesëmarrës në garën Drag Race 3.

Vetë prania e tij në garë “e ndez” më tepër atmosferën.

“Po, do të marr pjesë në garën e kësaj fundjave. Është e vërtetë që kemi munguar në kohët e fundit, por gara e gushtit është e veçantë, prandaj përkundër obligimeve të shumta do të marrim pjesë. Sigurisht që synojmë rezultat të mirë, por e rëndësishme është që gara të ketë rrjedhë të mirë dhe t’i kënaq të pranishmit”, ka thënë Potera për faqen zyrtare të FASK-ut.

Organizatori, Eurogoma Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës, po i bën përgatitjet e fundit, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë garues tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë.

Përveç “Gogit”, për garë kanë aplikuar edhe ish-fitues si Leutrim Isufi, Ilir Tupella, Lavdat Vllahiu, Flamur Ismajli, Ardian Begaj, Emiljan Sakuli e të tjerë.

Hijeshinë e garës sigurisht do ta shtojë edhe numri i madh i gurbetçarëve tanë, të cilët këto ditë janë për pushime në Kosovë.

TË FUNDIT