Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka akuzuar Qeverinë Kurti për politizim dhe shkatërrim të administratës publike.
Gruda në një konferencë për media, tha se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që Kosova e ka me BE-në.
“Me këtë ligj shkelet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit për Kosovën, sepse neni 120 i sajGruda kërkon bashkëpunim me Bashkimin Evropian në fushën e reformave në administratën publike. Vlen të theksohet që edhe Zyra e BE-së në Kosovë e ka kundërshtuar këtë ligj. Neni 19 i Kushtetutës përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Prandaj, Ligji për Zyrtarë Publikë nuk mund të jetë në kundërshtim me MSA-në sepse kështu ai është në kundërshtim edhe me Kushtetutën”, theksoi Gruda.



