Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
G

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar tashmë se cili klub i shkakton më shumë frikë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City kaloi një moment të vështirë të mbrëmjes së mërkurë, duke arritur të kthehet nga disavantazhi për të mposhtur Club Brugge me rezultat 3-1 në ‘Etihad’, në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së ligës. 

 Të dyja skuadrat siguruan një vend në fazën e play-off, megjithëse kampionët e edicionit 2022/23, City, padyshim që pritej të përfundonin në tetë ekipet e para të tabelës. 

Në vend të kësaj, ata do të marrin pjesë në shortin e play-off  gjatë ditës së sotme (e premte) dhe do të mund të përballen ose me Bayern Munich ose me kampionin aktual, Real Madridin, në raundin e ardhshëm. 

TË FUNDIT