Humb jetën sportisti italian pas garës në Botërorin e Orientimit
H

Humb jetën sportisti italian pas garës në Botërorin e Orientimit

Sportisti italian Mattia Debertolis ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29-vjeçare, katër ditë pasi u ndje keq gjatë finales së garës së orientimit për meshkuj, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Chengdu të Kinës.

Më 29 korrik, Debertolis u gjet pa ndjenja nga organizatorët, pasi pajisja GPS tregoi se ai kishte ndalur së lëvizuri. Edhe pse iu dha ndihmë e menjëhershme mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Orientimit (IOF), Tom Hollowell, shprehu ngushëllime për familjen dhe miqtë e sportistit, duke theksuar gjithashtu kontributin e çmuar të tij në sportin e orientimit.

Debertolis jetonte në Suedi, ku po vazhdonte studimet për doktoraturë në një universitet në Stokholm. Ai ishte i diplomuar si inxhinier ndërtimi dhe përveç karrierës akademike, ishte një sportist i përkushtuar në fushën e orientimit.

TË FUNDIT