IKSHPK: Ulet niveli i manganit, uji i Liqenit të Badocit mund të pihet
I

IKSHPK: Ulet niveli i manganit, uji i Liqenit të Badocit mund të pihet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se  pas analizave është konstatuar që janë ulur vlerat e mangnanit dhe uji që vjen nga Liqeni i Badocit mund të përdoret për pije, përcjell AutoPortali.

Qytetarët e rajonit të Prishtinës që janë furnizuar me ujë të këtij liqeni, nuk kanë mundur të përdorin ujin për pije dhe as gatim, qysh prej 4 tetorit deri më sot.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Informatë rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes.

Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije.

IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të clësisë së ujit./AutoPortali/

TË FUNDIT