Aksionet e prodhuesve të veturave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë.
Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump.
Stellantis – markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot – pa që aksionet e saj ranë me gati 6%, shkruan BBC
Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%,
Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%, përcjell Telegrafi.



