Ish-piloti zbulon pse Max Verstappen nuk pëlqehet në Formula 1
I

Ish-piloti zbulon pse Max Verstappen nuk pëlqehet në Formula 1

Max Verstappen konsiderohet një nga pilotët më agresivë në historinë e Formula 1, por sipas ish-pilotit dhe komisarit të FIA-s, Vitantonio Liuzzi, forca e tij më e madhe nuk është vetëm shpejtësia, por edhe njohja e jashtëzakonshme e rregullave.

Në një intervistë për podcastin Direct Racing, Liuzzi tha se vendimet e komisarëve janë shumë më të vështira kur përfshihet Verstappen, pasi ai gjithmonë pozicionon makinën në kufirin e asaj që lejojnë rregulloret.

“Max na e vështirëson shumë punën. Ai lëviz gjithmonë në limitet e rregullave dhe është pothuajse e pamundur t’i provosh fajin në shumë incidente”, u shpreh Liuzzi.

Ai u bëri thirrje rivalëve të mos ankohen vazhdimisht në radio, por të studiojnë mënyrën se si Verstappen i përdor rregullat në favor të tij. Sipas tij, holandezi nuk mbështetet vetëm te talenti, por edhe te aftësia për të kuptuar me saktësi kufijtë e lejuar gjatë garës.

“Verstappen është një makinë lufte. Edhe kur sulmon apo mbrohet, ai mendon vazhdimisht si të pozicionojë makinën që të mbetet brenda rregullave ose, në rastin më të keq, të mos shpallet fajtor”, shtoi Liuzzi.

Sipas ish-pilotit italian, pikërisht kombinimi i talentit të jashtëzakonshëm dhe interpretimit perfekt të rregullave e bën Verstappen një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë për rivalët dhe një sfidë të madhe për komisarët e garave.

TË FUNDIT