Iu bashkua LDK-së, Lumbardh Salihu hapë Facebook për t’i ndarë aktivitetet politike
I

Iu bashkua LDK-së, Lumbardh Salihu hapë Facebook për t’i ndarë aktivitetet politike

Fituesi i Big Brother VIP Kosova edicioni i dytë, Lumbardh Salihu, ka hapur llogari në rrjetin social Facebook.

Ai ka njoftuar se në këtë llogari të re do të ndajë aktivitetet politike pasi së fundmi iu bashkua LDK-së.

“Nga sot, ky do të jetë profili im zyrtar, ku do të ndaj me ju aktivitetet e mia politike. Qëllimi im është të jem pranë jush dhe të krijojmë një hapësirë për komunikim të hapur e të sinqertë. Prandaj, ju ftoj të më ndiqni për çdo të re dhe të na bashkoheni në këtë rrugëtim – sepse Rrugën e Bëjmë Bashkë”, ka shkruar Salihu krahas një fotografie me liderin e partisë, Lumir Abdixhiku, raporton Klankosova.tv.

May be an image of 2 people, lighting, television, suit and newsroom

TË FUNDIT