Policia ka arrestuar një person në Ferizaj për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra, ndërkaq gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur mbi 160 mijë euro, franga zvicerane dhe dollar amerikan.
Të dyshuarit i janë gjetur edhe 696 kilogramë mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogramë fasule.
Sinjali raporton se i arrestuari është Bajram Muhaxheri, vëllai i ish-pjesëtarit të ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili u vra në Siri, transmeton Klankosova.tv.
“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale. Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).
Tek i dyshuari janë gjetur edhe një pushkë e gjatë (pushkë ajrore), një revole, një veturë si dhe një telefon.



