Megjithëse ditë të ftohtë me temperatura shumë të ulëta, kjo periudhë ka rritur dëshirën e shumëkujt për të eksploruar natyrën dhe bukuritë e Kosovës. Dhe kur flasim për këtë, nuk ka si të harrohet Prevalla që tashmë ka marrë një pamje përrallore.
28 kilometra larg Prizrenit, Prevalla ofron për pushuesit qendrën e skijimit e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore, raporton Express, transmeton Autoportali.
Por, ata që gëzohen më së shumti kur e vizitojnë këtë vend janë fëmijët.
Ndërkaq, të rriturit shprehen se janë të kënaqur me mundësit që ofron Prevalla, derisa shtojnë se ky vend ka nevojë për disa investime në mënyrë që të tërheq sa më shumë vizitorë.