Ka përfunduar rikonstruksioni i segmentit rrugor Qafë Thanë-Dogana
K

Ka përfunduar rikonstruksioni i segmentit rrugor Qafë Thanë-Dogana

Janë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale e vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë-Dogana, një nyje e rëndësishme që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku thekson se me përfundimin e këtyre riparimeve, synohet të lehtësohet qarkullimi i automjeteve dhe të rritet siguria për përdoruesit e rrugës, shkruan AutoPortali.

Ky aks është veçanërisht i ngarkuar gjatë sezonit turistik dhe përmirësimi i tij pritet të ndikojë pozitivisht në fluksin e automjeteve, përfshirë ato të transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Segmenti Qafë Thanë-Dogana është një ndër pikat hyrëse më të frekuentuara të Shqipërisë nga Lindja. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë nyje pritet të rrisë sigurinë dhe të ulë kohën e pritjes në kufi. /AutoPortali

TË FUNDIT