Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve nga strukturat serbe ilegale në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, përfundon më 23 gusht.
Nëse deri në këtë periudhë nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
”Nuk po flasim për patentë shoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentë shofer”, ka theksuar Elshani.



