Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.



