Kështu duhet të sillen këmbësorët në rrugë
K

Kështu duhet të sillen këmbësorët në rrugë

Këmbësorët duhet të lëvizin në hapësirat e caktuara për ta, që janë trotuare, bankina, shëtitore, etj.

Kur këto hapësira mungojnë, duhet të lëvizin në buzën e karrexhatës (rrugës që lëviz mjeti), në drejtim të kundërt me lëvizjen e mjetit, për të krijuar një pengesë sa më të vogël për qarkullimin, raporton njohligjin, transmeton Autoportali.

Për kalimin e rrugës këmbësorët duhet të përdorin vendkalimet këmbësore (pjesë rruge të shënuara në mënyrë të përshtatshme dhe të organizuara, ku këmbësorët, gjatë kalimit nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kanë përparësi ndaj automjeteve, si psh vijat e bardha), mbikalimet dhe nënkalimet.

Është i ndaluar kapërcimi i kryqëzimeve, nga këmbësorët në mënyrë diagonale (në të gjitha rastet duhet zgjedhur segmenti më i shkurtër për të kaluar në anën tjetër të rrugës).

Është i ndaluar qëndrimi i këmbësorëve për një kohë të gjatë në rrugë dhe në vendkalimet e këmbësorëve, duke krijuar pengesë për kalimin normal të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Këmbësorët që do të kapërcejnë karrexhatën në një zonë të papajisur me vendkalim këmbësorësh (vija të bardha) duhet tu japin përparësi drejtuesve të mjeteve.

Është e ndaluar për këmbësorët të kryejnë kapërcime rrugore, duke kaluar përpara autobusëve që kanë ndaluar në stacione.

Mjetet jo të pajisura me motor që përdoren nga fëmijët ose nga persona invalidë, mund të qarkullojnë në pjesët e rrugës të caktuara për këmbësorë.

Qarkullimi me anë të patinave, karrocave ose me të tjerë shpejtues lëvizjeje është i ndaluar në karrexhatat e rrugëve.

Është e ndaluar kryerja në karrexhatë e lojërave ose manifestimeve sportive të paautorizuara.

Në hapësirat e caktuara për këmbësorë është i ndaluar përdorimi i karrocave, patinave ose i shpejtuesve të tjerë të lëvizjes që mund të krijojnë situata të rrezikshme për përdoruesit e tjerë.

Shkelja e këtyre rregullave dënohet me gjobë.

TË FUNDIT