Këta janë policët e rënë në krye të detyrë, Sindikata e Policisë: Përjetësisht në zemrat tona
K

Këta janë policët e rënë në krye të detyrë, Sindikata e Policisë: Përjetësisht në zemrat tona

Sindikata e Policisë së Kosovës ka publikuar listën me emrat dhe fotografitë e policëve që ranë në krye të detyrës.

Sindikata thotë se këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit.

“Sot, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht në zemrat tona. Lavdi përherë heronjve të Policisë së Kosovës! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

May be an image of 20 people and text

TË FUNDIT