Këto janë qytetet më të mbingarkuara me turistë në Evropë
K

Këto janë qytetet më të mbingarkuara me turistë në Evropë

Një studim i fundit i platformës së pushimeve “Holidu” ka renditur tre qytete greke mes më të mbingarkuarve me turistë në Evropë, duke u bazuar në të dhëna të Euromonitor International për raportin mes turistëve dhe banorëve.

Ishulli i Rodosit zë vendin e dytë në listë, me 26 turistë për çdo banor, duke reflektuar sfidat që po përballon destinacioni nga popullariteti në rritje.

GreekReporter shkruan se qyteti i Heraklionit në Kretë renditet i katërti me 18 turistë për banor, ndërsa Athina është në vendin e 11-të.

Në krye të listës qëndron Dubrovniku në Kroaci, ku numri i turistëve arrin 27 për çdo banor. Venecia në Itali mban vendin e tretë, me 21 turistë për banor, ndërsa Firenca renditet e pesta me 13 turistë për banor.

Raporti thekson se qytetet mesdhetare po vuajnë pasojat e mbingarkesës turistike, që po cenon cilësinë e jetës për banorët dhe përvojën e udhëtarëve.Megjithatë, ekspertët e Holidu theksojnë se nëse shmangen muajt e verës dhe zonat qendrore, vizitorët ende mund të shijojnë bukuritë autentike të këtyre destinacioneve. /AutoPortali

TË FUNDIT