Tashmë me fillimin e sezonit veror në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga vendi ynë, përcjell AutoPortali.
Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolona të gjata në pikat kufitare gjatë sezonit veror.
Por, në orët e paradites të së martës, situata paraqitet e qetë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndërkaq pritjet për të hyrë në Kosovë, por edhe në dalje të saj, janë të zakonshme 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve që tashmë kanë nisur pushimet verore./AutoPortali/



