Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolla rigoroze duke u munduar që të ulë edhe numrin e aksidenteve ku dhe në një tejkalim shpejtësie kanë ndëshkuar një kundërvajtës, përcjell AutoPortali.
Kjo ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor të fshatit Klinë, ku kundërvajtësi kishte vozitur me shpejtësi 95 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km
Si pasojë e kësaj ai është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është ndaluar ngasja e mjeteve motorike për tre muaj
Njoftmi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 40 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 95 km/h



