Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e fluksit në pikat kufitare të Kosovës në orët e mëngjesit të së enjtes.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata po regjistrohen në pikën kufitare të Merdarës, ku dalja e automjeteve kërkon dy orë e 10 minuta deri në dy orë e gjysmë, me kolonë prej rreth 700 metrash, përcjell AutoPortali.
Po ashtu, pritje të theksuara janë edhe në Dheun e Bardhë, ku për daljen nga Kosova automjetet presin rreth 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 400 metra.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, hyrja dhe dalja e automjeteve po zhvillohet normalisht, me pritje nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionët fluksi është i qetë në të gjitha pikat.




