Komuna e Prishtinës zgjeron linjat e transportit publik 3A dhe 11
K

Komuna e Prishtinës zgjeron linjat e transportit publik 3A dhe 11

Komuna e Prishtinës ka nisur zbatimin e reformës në transportin publik me zgjerimin e dy linjave kryesore të autobusëve, në përpjekje për të përmirësuar lidhshmërinë dhe qasjen nëpër qytet, transmeton AutoPortali.

Linja 3A, e cila fillon nga Rruga “27 Nëntori” përmes Lagjes së Spitalit deri te Mati në kryeqytet, tani është zgjatur deri në Rrugën “Lugmiri”.

Ndërkaq, linja 11, që lidh Prishtinën me Barilevën, do të shtrihet deri në kryqëzimin me Rrugën “Dul Dragusha”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, zbatimi i këtyre ndryshimeve po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe është futur në fuqi menjëherë.

“Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi më të gjerë që synon ta bëjë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, të gjelbër dhe të qasshëm për të gjithë banorët e saj. Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetin tone.”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës. /AutoPortali

TË FUNDIT