Dogana e Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se më 24 shkurt në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore.
Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh, transmeton AutoPortali.
Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvajtje doganore.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=792370936259373&id=100064594213735&ref=embed_post