Konjufca, PDK-së: Efektiv ishit se ju ngojke LDK-ja, tash është rebelu
K

Konjufca, PDK-së: Efektiv ishit se ju ngojke LDK-ja, tash është rebelu

Një ironizim me subjektin parlamentar Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka bërë sot kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Ai përmendi një kohë kur Parlamenti, funksiononte edhe me 57-8 deputetë, derisa po fliste për numrat e mazhorancës në Kuvend, por sipas tij është LDK-ja ajo që tashmë është rebeluar, transmeton klankosova.tv.

”Njëherë ka pas funksionu me 58 deputetë, 57”, tha Konjufca.

Mirëpo, një koment i tillë i Konjufcës nxiti reagimin e shefit të deputetëve të PDK-së.

”Efektiv kemi qenë. Jo si ju”, i ndërhyu Abelard Tahiri, transmeton klankosova.tv.

Derisa përgjigjie të menjëhershme pati vet Konjufca.

”Efektiv sepse atëherë ju ngojke LDK-ja, jau votojshin ligjet edhe pse nuk ishte mazhonracë hiç. LDK-ja o rebelu edhe tash kurrfarë kushti spo voton, kurrfarë ligji. Nuk e di qysh i keni bind Abelard”.

”Nuk kemi mujt me bind LDK-në me qenë kaq konstruktive. 60-70 ligje i pati votuar opozita konstruktive, por rrethanat kanë ndryshuar”.

TË FUNDIT