Të mërkurën në Prishtinë është mbajtur “Kosova Business Forum”, një platformë kombëtare e përvitshme, ku mirëpriten dhe zhvillohen ide nga të gjithë grupet e interesit.
Nën temën kryesore “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes” ky Forum i Biznesit në Kosovë është një platformë prezantuese për mundësi konkrete investimi, duke demonstruar se si komuniteti i biznesit mund të angazhohet në mënyrë aktive në realizimin e këtij vizioni, raporton Telegrafi, transmeton Autoportali.