Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka postuar një video në rrjetin social “TikTok” ku shihet teksa futet në zyrë me kostum.
Më pas, kreu i PDK-së del nga po e njëjta derë me kostumin e hequr pasi ka veshur një bluzë më sportive në të cilën shkruan “ma mirë”.
“Tash e tutje veç ma mirë”, thotë Krasniqi, partia e të cilit ka zyrtarizuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër me sloganin “ma mirë”, njofton Klankosova.tv.



