Legjenda italiane e dizajnit automobilistik, Giorgetto Giugiaro, krijues i modeleve ikonike si Volkswagen Golf dhe Fiat Panda, paralajmëron se industria evropiane e automobilave po humbet garën ndaj prodhuesve kinezë.
Sipas tij, Evropa ende beson se ka epërsi teknologjike, ndërsa prodhuesit kinezë kanë investuar prej vitesh në teknologji, bateri dhe automjete elektrike, duke krijuar makina gjithnjë e më konkurruese.
Djali i tij, Fabrizio Giugiaro, shkoi edhe më tej duke deklaruar se brenda pesë viteve shumica e shoferëve në Evropë do të ngasin makina kineze, jo për shkak të çmimit më të ulët, por sepse ato do të jenë më të mira se rivalët evropianë.
Sipas familjes Giugiaro, Evropa ka vetëm dy mundësi: të vendosë barriera tregtare si Shtetet e Bashkuara ose të bashkëpunojë më ngushtë me prodhuesit kinezë. Ata gjithashtu kritikuan politikat e Bashkimi Evropian për kalimin e shpejtë drejt automjeteve elektrike, ndërsa Kina ka investuar në këtë sektor prej gati 20 vitesh.
)
Giugiaro shprehu shqetësim edhe për Italinë, duke thënë se shumë talente të rinj po largohen jashtë vendit për shkak të mungesës së mundësive në industrinë vendase të automobilave. Ai theksoi se kur një paralajmërim i tillë vjen nga njeriu që ka projektuar disa nga makinat më të rëndësishme të shekullit XX, industria evropiane duhet ta marrë seriozisht.



