Kryeministri shkon te familja e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij
K

Kryeministri shkon te familja e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij

Sot po shënohet njëvjetori i rënies së heroit të kombit, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Kryeministri Albin Kurti ndodhet aktualisht për vizitë te familja e Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, raporton Kosovapress, përcjell Klan Kosova.

Ai më pas pritet të bëjë homazhe, teksa më vonë do të bëhet edhe përurimi i pllakës përkujtimore për të ndjerin.

TË FUNDIT