Kur lodheni në punë kujtoni vetes këto thënie për tu motivuar
K

Kur lodheni në punë kujtoni vetes këto thënie për tu motivuar

Të punosh është ndjenjë shumë e mirë, por nganjëherë mund të kemi momente jo të mira.

Për tu frymëzuar në raste të tilla, mund t’ia kujtoni vetes disa nga thëniet e mëposhtme të disa autorëve lidhur me punën, shkruan AutoPortali.

“Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdesë”
Johann W. Goethe

“Plogështia e dobëson trupin, puna e kalit atë. E para sjell pleqëri të hershme, e dyta rini të gjatë”
Celsus

“Asnjeri, asnjëherë, nuk është mbytur në djersën e tij”
Ann Landers

“Kur dëshira dhe aftësia punojnë së bashku, atëherë pritet një kryevepër”
John Ruskin

“Sa më fisnike të jetë puna, aq më e madhe do të jetë kënaqësia”
Arthur Schopenhauer

“Në qoftë se dy persona në të njëjtin vend pune, bien dakord gjithmonë për çdo gjë, atëherë vetëm njëri nga të dy është i dobishëm. Nëse ata kundërshtohen vazhdimisht, janë të dy të dobishëm”
Darryl F. Zanuck

“Një makinë mund ta bëjë punën e pesëdhjetë njerëzve të zakonshëm, por asnjë makinë nuk mund ta bëjë punën e një njeriu të jashtëzakonshëm”
Elbert Hubbart

“Të jesh i zënë, është justifikimi më i mirë për të mos punuar”
Keneth Tyman

“Çdokush që mund të ecë deri tek zyra e ndihmës sociale, mund të ecë edhe deri në punë”
Al Capp

“Jo puna, por natyra është e përjetshme”

Aristoteli

TË FUNDIT