Kurti me plis në kokë, në takim me mërgimtarët në Irlandë
K

Kurti me plis në kokë, në takim me mërgimtarët në Irlandë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën në Irlandë, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon atje.

Foto nga ky takim ka ndarë Zyra e Kryeministrit, ku shihet Kurti me plis në kokë

Kurti ka thënë se diaspora janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës, raporton Express.

Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT