Marka britanike Aston Martin ka prezantuar SUV-in më të fuqishëm jo-elektrik në treg, DBX S. Ky SUV kombinon dinamikën e DBX me përmirësimet e motorrit të nxjerra nga supermakina Valhalla. DBX S vazhdon traditën e Aston Martin për përdorimin e prapashtesës S për të treguar versionet me performancë më të lartë të modeleve ekzistuese, gjë që e bëri për herë të parë në vitin 2004 me Vanquish S.

DBX S ka një motor V8 me 4.0 litra turbo të dyfishtë të përmirësuar, i cili rrjedh nga Valhalla e lartpërmendur, për një rritje të fuqisë prej 20 kuajsh në 727 kuajsh, që është 2 kuajsh më i fuqishëm se rivali i Ferrari Purosangue. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë është i njëjtë me DBX 707, në 3.3 sekonda, por Aston Martin pretendon se përshpejtimi nga 0 në 200 km/orë zvogëlohet me 0.3 sekonda. Shpejtësia maksimale mbetet në 310 km/orë, ndërsa një sistem shkarkimi i modifikuar amplifikon tingullin e V8.



