Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes një veture e një mjeti bujqësor në Shqipëri
L

Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes një veture e një mjeti bujqësor në Shqipëri

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkures në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, njofton TopChannel.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, transmeton AutoPortali.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

TË FUNDIT