Liverpooli është shumë afër për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri italian, Giovanni Leoni, një prej emrave më premtues të futbollit në Itali. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se negociatat mes “The Reds” dhe Parmës janë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.
Leoni, vetëm 18 vjeç, ka rënë dakord me projektin sportiv të klubit anglez dhe është i gatshëm t’i bashkohet menjëherë ekipit të trajnerit të ri, Arne Slot. Liverpooli nuk ka pasur asnjëherë në plan ta huazojë lojtarin në Itali, duke treguar kështu besimin e plotë në potencialin e tij dhe rolin që ai mund të luajë në të ardhmen e skuadrës.
Për të siguruar kartonin e Leoni-t, Liverpooli pritet të paguajë rreth 30 milionë euro – një investim i konsiderueshëm për një lojtar kaq të ri, që tregon qartë pritshmëritë e larta që klubi ka ndaj tij.
🚨🇮🇹 Liverpool want Giovanni Leoni now as staying in Italy on loan was never discussed as option.
He’d be part of Arne Slot squad with immediate effect.
Club to club talks ongoing with Parma, Leoni said yes to #LFC and never needed any convincing.
🎥 https://t.co/goF86YVxA2 pic.twitter.com/HfTtdxdARD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2025
Zyrtarizimi i transferimit mund të ndodhë brenda ditëve të ardhshme, me Leoni që pritet të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke kaluar nga Serie B drejt një prej klubeve më të mëdha në Premier League.



