Askush nuk është një shofer i përsosur 100% të rasteve – të gjithë kemi pasur momentet tona të dobëta pas timonit.
Por ky shofer Lamborghini Urus është treguar “i veçantë”.
A post shared by ʙꜱʙ- ʙᴀʀᴋɪɴɢꜱᴛʀᴇᴇᴛʙʟᴏɢꜱ 🇬🇧🎬📺 (@barkingstreetblogs)
Videoja, e cila ka bërë xhiron e internetit, tregon incidentin që po ndodh në një rrugë të errët (lokacioni ende i pakonfirmuar).
Urus i afrohet asaj që duket si një vendkalim për këmbësorë dhe në rrugën e makinës janë tri shtylla që ndalojnë parkimin.
Për arsye të panjohura, shoferi shkon dhe “përplaset” direkt në atë të mesit – madje disa herë.
I vetmi arsyetim në këtë rast është se ndoshta shtylla ishte mjaft e shkurtër sa shoferi nuk mund ta shihte atë nga brenda makinës. /Telegrafi/



