Pas publikimit të njoftimit të avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe, se do të tërhiqet nga rasti për shkak se klienti nuk po mund t’i mbulojë obligimet financiare, kanë ndodhur shumë reagime.
Një ndër ta ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili ka komentuar për zhvillimet e fundit në vend, raporton Autoportali.
“Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin. Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë”. ka shkruar ai në Facebook.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=770191561664677&set=a.311352157548622