Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë dhe Dobërllukë të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes.
Sipas kompanisë, pa ujë këta banorë do të mbesin deri nesër.
“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në fshatin Bajskë, fshati Bajskë dhe fshati Dobërllukë mbesin pa ujë të pijes deri nesër kur pritet të sanohet defekti”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.



