Ka dështuar mbledhja e radhës e Komisionit Qendror Zgjedhor e cila është paraparë të mbahet mbledhja, përcjell AutoPortali.
Arsye për këtë, ishte mungesa e anëtarëve të subjekteve.
Lidhur me këtë, pati një reagim nga zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi.
Ai u shpreh i revoltuar për mungesën e kuorumit që sipas tij pamundësoi kërkesën e tyre për shtyrje të afatit për regjistrim të mërgatës.
Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi./AutpPortali/



