Më 2 shkurt do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë
M

Më 2 shkurt do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit do të mbahet më 2 shkurt.

Nga ministria kanë bërë të ditur se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net, transmeton Autoportali.

TË FUNDIT