Mercedes prezanton GLA-n e ri, i kundërpërgjigjet Audi Q9
M

Mercedes prezanton GLA-n e ri, i kundërpërgjigjet Audi Q9

Vetëm pak orë pas prezantimit të Audi Q9, Mercedes ka zbuluar gjeneratën e tretë të GLA, crossover-in kompakt që sjell dizajn të ri, më shumë hapësirë dhe elektrifikim të plotë.

Modeli do të ofrohet në tri versione elektrike, ku më i fuqishmi, GLA 350 4Matic, zhvillon 354 kuaj fuqi, arrin shpejtësinë 100 km/h për 5.4 sekonda dhe ka autonomi deri në 657 kilometra.

Falë teknologjisë 800 volt dhe karikimit të shpejtë me 320 kW, bateria mund të fitojë rreth 270 kilometra autonomi në vetëm 10 minuta.

GLA i ri vjen gjithashtu me ekranin Superscreen, sisteme të avancuara sigurie dhe parkim automatik. Versionet elektrike pritet të dalin në treg këtë vjeshtë, ndërsa çmimi bazë i modelit GLA 200 pritet të nisë nga rreth 50 mijë euro.

TË FUNDIT