Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.
Sipas këtyre institucioneve, temperaturat e larta që po regjistrohen në ditët e fundit përbëjnë rrezik për shëndetin, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, shkruan AutoPortali.
Në njoftimin zyrtar, qytetarët ftohen të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga i nxehti, duke shmangur daljet në orët e pikut, konsumuar sa më shumë lëngje, mbajtur veshje të lehta dhe qëndrimin në ambiente të freskëta.
Autoritetet shëndetësore theksojnë nevojën për të qenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë ditëve në vijim, teksa temperaturat parashikohen të mbeten të larta në të gjithë territorin. /AutoPortali



