Qeveria shqiptare miratoi këtë të enjte një ligj të ri për turizmin duke zëvendësuar atë të 2015-s.
Në fjalën e saj. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit sqaroi se ligji i ri vjen si nevojë e këtij momenti tërësisht të ndryshëm ku ndodhet vend sa i takon sektorit të turizmit në raport me thuajse një dekadë më parë, raporton Telegrafi, transmeton Autoportali.
“Ligji i 2015 nuk u përgjigjej dinamikave të reja. Vizioni ynë për këtë mandat është më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti nuk është ai që kemi sot.
Kjo bën të nevojshme dhe në konsultim me aktorët e fushatës ndryshimet ligjore qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit qoftë për kërkesat e reja nga konsumatori por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektori të turizmit për të dhënë garanci për shërbime më cilësore për kërkesa për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues.
Është një mekaniziëm i domosdoshëm për formalizimin. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta ndaj oferta përgjigjet me formula të paformalizura në dispozitën ligjore që e zgjidhim me kategoritë reja që miratuam sot.
Kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh që lidhen me procedurat burokratike qoftë me Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, por lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të plotësuar për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime dhe masat administrative kur këto rregulla shkelen” tha Kumbaro.
Ndërkohë në vijim të kësaj edhe Ministri i Financave Ervin Mete tha se qartësimi i kuadrit fiskal që lidhet me detyrimet e reja që lindin për operatorët që futen në sistem pagese do të bëhet vazhdimisht.
“Në vijim të asaj që tha ministrja për Turizmin, sektori siç kërkon vëmendje të dedikuar për rregullimin kërkon edhe një vëmendje të dedikuar për qasjen fiskale në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi por edhe në buxhetine shtetit, duke pasur një taksim sa më të drejtë.
Në ligjin që propozohet sot nga qeveria është parashikuar një dispozitë ku në vijim të saj Këshilli i Ministrave do të ketë qasje ndërvepruese me sektorin në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuse për kapacitetet shfrytëzuese të strukturave akomoduese sipas sezoneve të caktuara.
Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë dhe disa sqarime lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor apo individëve që përdorin platforma, që të jenë sa më të qartë në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit që ti përgjigjen përgjegjësive fiskale” tha Mete.




