Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kanë miratuar vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të MB-së dhe FSK-së.
“Pas miratimit të Vendimit Nr.02/175 të datës 29.11.2023, Departamenti i Shpronësimit me datë 18.12.2023, ka mbajtur Dëgjimin Publik në Komunën e Suharekës me pronarët e pronave konform Ligjit për Shpronësim dhe ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve dhe pas plotësimit të kushteve të parapara kemi marrë Vendimin për miratimin e Vendimit Preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të Njësisë Damper”, ka shkruar Aliu./Autoportali/