Mori pije kur lokali ishte i mbyllur, kosovari lë letër dhe 100 euro në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri
M

Mori pije kur lokali ishte i mbyllur, kosovari lë letër dhe 100 euro në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri

Një qytetar që punon si kamarier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri, ka ndarë një histori që i ka bërë shumë përshtypje.

Sot në mëngjes, ai gjeti një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur, njofton JOQ Albania.

Klienti ka lënë pagesën 100 euro së bashku me një let

ër falënderimi për ambientin e këndshëm.

Kamarieri, i prekur nga ky gjest, kërkon të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij.

TË FUNDIT