Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë, me diell, por edhe me vranësira të cilat do të zhvillohen orëve të pasdites ku vende-vende parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa rajone pra kryesisht kodrinore-malore mund të freskohen orëve të pasdites. Temperatura maksimale deri në 35 gradë C.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Pasdite rrallë në disa zona malore mund të ketë zhvililm të ndonjë rrebeshi lokal të shiut me bubullimë.



